Mancini për Shaqirin

Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka thënë se Xherdan Shaqiri luajti mirë në takimin e sotëm kundër Fiorentinës, mirëpo ai nuk startoi pasi luajti në ndeshjen e së enjtes kundër Celticut.

Mancini ka vendosur që të mos startojë me Shaqirin në takimin e sotëm, pasi ai ishte i lodhur që nga ndeshja e së enjtes.

Sidoqoftë, lojtari me prejardhje kosovare u fut në lojë në pjesën e dytë, ku bëri një performancë mjaft të mirë, gjithnjë sipas fjalëve të Mancinit.

“Shaqiri luajti mirë, por ai luajti të enjten dhe ishte vendim i mirë që të mos startojë në takimin e sotëm”, tha italiani për faqen zyrtare të skuadrës.