Mancini flet për ndeshjen dhe Shaqirin

Interi nuk arriti më shumë se një barazim 3:3 përballë Celticut në kuadër të Europa Leagues. Neroazzurët ishin dy herë në epërsi, 0:2 dhe 2:3, por nuk arritën që ta mbajnë deri në fund.

Roberto Mancini nuk është aspak i kënaqur me barazimin (3:3) e arritur në ndeshjen ndaj Celtic. Por, trajneri i Interit ka fjalë të mira për Xherdan Shaqirin.

“Unë kam qenë më i lumtur me mënyrën se si e kemi filluar ndeshjen. Kur rezultati ishte 2:0, ndoshta disa nga lojtarët menduan se do të jetë një ndeshje e lehtë”, ka deklaruar strategu italian për faqen zyrtare të Interit.

“Shpresojmë se ne mund të luajmë në ndeshjen e kthimit siç e kemi filluar këtu dhe ta firojmë ndeshjen. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por pasi luajmë në shtëpi do të kemi në avantazhin. Shaqiri? Ai është në formë të madhe”, ka theksuar Mancini.

loading...