Mancini akuzon gjyqtarët, flet edhe për Shaqirin

Roberto Mancini është i kënaqur me lojën që kanë bërë lojtarët e tij, por thotë se gjyqtarët duhet të shohin më mirë kur luajnë ndaj nesh.

“Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët për ndeshjen që kanë bërë dhe i falënderoj.

Nuk e kuptoj pse shihemi gjithmonë me një sy tjetër dhe gjyqtarët po na penalizojnë. Meritonim fitoren.

Dora e Antonelit ishte e dukshme dhe na u mohua një penallti. Sigurisht që Evropa na largohet sepse po na ndalin në mënyrë të padrejtë. Palasio dhe Ikardi kanë bërë një ndeshje të mirë të dy dhe i përgëzoj.

Shaqiri? Duhet të ambientohet, por në sezonin e ardhshëm ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”, tha Mancini. Ndërkohë Tohir ka thënë se nuk do të komentojë vendimin e gjyqtarit dhe se Tavekio ka qenë në tribunë dhe ka parë”, deklaroi Mancini.