Manchester Unitedi merr ”dritën jeshile” për transferimin e yllit që kushton 25 milionë euro

West Hamit i është treguar se duhet të paguajë 25 milionë euro për ta transferuar mesfushorin belg, Leander Dendoncker.

Trajneri, David Moyes është duke tentuar që ta transferojë yllin e Anderlecht, i cili e ka tërhequr edhe interesimin e Manchester Unitedit, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

Përveç këtyre dy klubeve, edhe Chelsea dhe Evertoni janë të interesuara për transerimin e Dendonckerit.

Megjithatë, largimi i lojtarit këtë muaj mund edhe të mos ndodhë për shkak se lojtari dëshiron ta ruajë formën dhe të luajë më shumë para Botërorit të këtij viti.

nintchdbpict000369532893

West Hami thuhet se i ka filluar bisedimet me klubin belg për lojtarin, i cili mund të luajë si qendër-mbrojtës, por edhe si mesfushor defanziv.

”Dendoncker është lojtari kryesor i skuadrës sonë në mbrojtje”.

”Nëse ne do ta lejojmë largimin, atëherë duhet të jetë për shumë para si 25 apo 30 milionë euro”, tha drejtori ekzekutiv i Anderlecht, Herman van Holdbeeck. /Gazeta Olle/

DTK10elWsAAW5_F

nintchdbpict000374605617