Manchester Unitedi do t’i ofrojë yllit të skuadrës mega-kontratë, ”inatoset” Paul Pogba

Manchester Unitedi është i gatshëm t’i ofrojë David de Geas një mega-kontratë, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

”Djajtë e Kuq” do t’i ofrojnë portierit spanjoll një kontratë të re, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në skuadër.

De Gea është i targetuar nga Real Madridi në tri vitet e fundit, dhe ishte afër kalimit te ”Los Blancos” në vitin 2015.

27-vjeçarit i mbaron kontrata në verën e vitit 2019, dhe Man Unitedi e ka opsionin e rinovimit edhe për 12 muaj.

De Gea

Manchester Unitedi pritet t’i fillojë bisedimet në javët e ardhshme me portierin e Spanjës.

Drejtuesit e Man Unitedit priten t’ja rrisin pagën javore nga 210 mijë funte në 300 mijë funte, duke e ranguar në një vend me Paul Pogban.

Kështu, ai do të bëhej lojtari më i paguar në klub dhe më i paguari në historinë e klubit.

Besohet se klubi nga Mançesteri do t’i ofrojë De Geas një kontratë të re pesë-vjeçare. /Gazeta Olle/

De Gea