Manchester United shpëton një pikë në fund

Manchester United ka shpëtuar një pikë në “Old Trafford”, në ndeshjen që pati iniciativë të plotë ndaj Evertonit.

Zlatan Ibrahimovic barazoi në 1:1 nga penalltia në minutën e 93-të, për të shpëtuar Jose Mourinhon nga humbja.

Ndërkohë, golin e avantazhit të përkohshëm për skuadrën nga qyteti i Liverpoolit e realizoi Jagielka në minutën e 22-të.