Manchester United me ofertë të ‘çmendur’ për yllin e Real Madridit

Mjafton një sinjal i Gareth Bale që Louis van Gaal të vihet në lëvizje për transferimin e tij në Angli. Me rikthimin ose jo të Manchester United në Ligën e Kampionëve, paratë duket se nuk janë një problem për trajnerin holandez.

Nga ndryshimi i markës në fanella, nga Nike në Adidas, Djajtë e Kuq firmosën një marrëveshje të re sponsorizimi me shifrën rekord prej 750 milionë funte dhe me këto të ardhura, Van Gaal ka OK e klubit për t’u hedhur në sulm për uellsianin e Realit të Madridit. Dëshira e lojtarit në këtë rast vlen më shumë se çdo gjë, pasi me 100 milionë Paund, Los Blancos vështirë se do të bënin rezistencë për shitjen e tij.