Manchester United e vëzhgoi sonte futbollistin e Kombëtares shqiptare

Gjiganti anglez Manchester United ka dërguar zyrtarët e tij për të vëzhguar mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Elsied Hysaj.

Sipas raporteve nga mediat italiane, zyrtarët e gjigantit në Premierë Ligë kanë qenë të pranishëm sot (e shtunë) në ndeshjen Napoli – Atalanta për të vëzhguar Elseid Hysajn dhe Frank Kessien.

Hysaj është kërkuar në merkaton e kaluar edhe nga rivali i “Djajve të Kuq” në Premierë Ligë – Arsenali.

Mbrojtësi i gjigantit në Serie A nuk ka vendosur ende për të ardhmen pas dy viteve të shpenzuar te skuadra e Maurizio Sarrit.