Manchester United apo Manchester City? Alexis Sanchez shumë pranë kalimit te kjo skuadër

Manchester City pritet ta ndërprejë interesimin për ”rebelin” e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Kështu, Manchester Unitedi është afër të arrijë marrëveshje me Arsenalin për sulmuesin kilian, transmeton ”GazetaOlle.com”.

Sanchez ishte pranë kalimit te Man City verën e kaluar, por Arsenali e refuzoi ofertën pasi dështoi ta gjejë zëvendësuesin e tij.

Marrëveshja ishte pritur që të mbyllej këtë muaj ose në verën e ardhshme, kur 29-vjeçari mund të largohej me parametra zero.

nintchdbpict000291650534

Por, Manchester Unitedi priten ta kalojnë Man Cityn me ofertën e tyre për Sanchezin, i cili mund të largohet për 35 milionë funte.

Sa i përket Sanchezit, Jose Mourinho ishte pyetur në lidhje me këtë edhe në konferencën e sotme për shtyp.

Ai refuzoi ta konfirmojë ndonjë marrëveshje, edhe pse e përshkroi atë si lojtar fenomenal. /Gazeta Olle/

Mourinho

nintchdbpict000375417431

nintchdbpict000375417431