Manaj transferohet në këtë kampionat (FOTO)

Rei Manaj do të nisë një aventurë të re në Spanjë te skuadra e Granadës në Segunda Division.

Lajmi është konfirmuar nga eksperti italian Xhanluka Di Marzio, i cili bën me dije se klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me italianët e Interit dhe bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje.

Marrëveshja konsiston se Interi mund ta riblejë sërish futbollistin shqiptar në qoftë se e shikon të arsyeshme. Te Granada 20-vjeçari pritet të ketë hapësirën e nevojshme për të fituar akoma më tepër eksperiencë dhe për ta treguar veten pas aventurës jo shumë pozitive të përjetuar në sezonin e fundit.

Performanca e sulmuesit te skuadra e re do të jetë vendimtare edhe për shanset e sulmuesit për të rifituar një ftesë në Kombëtare. /Panorama

Manaj