Manaj: Gattuso është i “çmendur”, ja çfarë na bën

Pas barazimit 2:2 që Pisa arriti në fushën e Perugias në Serie B, futbollisti shqiptar, Rey Manaj, ka treguar emocionet dhe ka vlerësuar shokët e skuadrës.

Ai gjithashtu foli edhe për trajnerin e tij, Gennaro Gattuso, legjenda e Milanit.

“Ishte një rezultat i mirë, duke parë mënyrën se si shkoi ndeshja. Ndonjëherë na barazojnë të tjerët, ndërsa këtë herë barazuam ne.”

“Trajneri Gatusso? Është një person i shkëlqyer, pavarësisht se na bërtet gjithmonë. Kur bëjmë gabime është shumë kritik, por pastaj di ta kthejë situatën të qetë”, shtoi Manaj.

“Karakteri? Unë jam një njeri normal, pavarësisht se të tjerët më paragjykojnë. Janë thënë shumë të pavërteta për mua, por unë hesht dhe vazhdoj të punoj gjithmonë për t’u përmirësuar”, shtoi më tej sulmuesi i Kombëtares.