Man Utd transferon sulmues për 70 milionë euro (FOTO)

Manchester United ka bërë gati një investim të madh, njësoj sikurse ai i Paul Pogba.

“Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane, raporton “Squawka”.

Po ashtu, reprezentuesit anglez i është ofruar rrogë prej 8 milionë euro në sezon, përcjell “Lajmi.net”.

Kane ka kontratë me Tottenhamin deri më 2020.