Man Utd – Borussia Dortmund, rezultati turpëron Mourinhon (VIDEO)

Borussia Dortmund mposhti Manchester Unitedin me rezultat 4:1 në International Champions Cup. Jose Mourinho dhe skuadra e tij u turpëruan nga ekipi gjerman.

Gonzalo Casto shënoi dy gola kurse Pierre Emerick Aubameyang e Adrian Ramos shtuan nga një tjetër në fitoren e thellë të Borussia Dortmund ndaj Manchester United me rezultat 4:1.

Henrik Mkhitaryan i shënoi ish skuadrës së tij në golin e tij të parë për “Red Devils”, në ballafaqimin e vmefshëm për Intenational Champions Cup.