Malsor Gjonbalaj tregon pse u kualifikua Vëllaznimi para Dritës

Vëllaznimi është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës duke e eliminuar Dritën me rezultat 1:0, raporton Zëri.info.

Një gol i Tun Bardhokut e vendosi ndeshjen në Gjakovë. Atmosfera në Gjakovë ishte impozante.

Eksperti i futbollit, Malsor Gjonbalaj, vlerësoi se Vëllaznimi është kualifikuar tutje me meritë, transmeton Gazeta Olle.

“Vëllaznimi ka fituar me meritë. Ka ndikuar në lojë tifozët, atmosfera dhe motivi. Vëllaznimi është ekip i cili ka nisur të organizohet me hotel dhe projekte të tjera të mëdha”, ka deklaruar Malsor Gjonbalaj për emisionin Arena në Radio Televizionin e Kosovës.