Malsor Ajeti, mes Superligës dhe Portugalisë

Malësor Ajeti e mbylli një gjashtë muajsh në Superligë, me skuadrën e Hajvalisë, por mosha e tij e re ia pamundësoi të ketë shumë minuta për skuadrën e parë, pavarësisht se debutoi javë më parë.

Talenti më i madh në Kosovë për grupmoshën e kadetëve, tani ka tri mundësi, dy nga Superliga, dhe një tjetër nga Portugalia, ku ditë më parë u rikthye nga provat e kaluara në Porto.

“I kemi dy oferta nga klube të Superligës. Risia tjetër është se ai është kthyer para pak ditësh nga Porto, tek e cila ka gjasa të mëdha të nënshkruajë kontratën. Peng momentalisht ka mbetur rregullimi i dokumentacionit”, deklaroi Ali Ajeti, babai i tij për “GazetaOlle.com”.

Mesfushori deri para gjashtë muajsh ishte pjesë e Prishtinës.