Maloku: Peng për Skifterat, me Feronikelin në Evropë

Faton Maloku ka dalë me një letër për shtyp, pas largimit nga Gjilani drejt Feronikelit, skuadër me të cilën nënshkroi kontratë për një vit e gjysmë.

Përmes postimit në Facebook, Maloku ka falënderuar Gjilanin për arritjen e marrëveshjes për shkëputjen e kontratës, derisa ka theksuar që pengu i tij më i madh është tifo-grupi Skifterat, të cilët i kanë dhënë mbështetje të madhe gjatë gjithë kohës, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Gjithsesi, Maloku ka premtuar maksimumin nën fanellën e Feronikelit, duke shpresuar që kampioni kosovar do të jetë klubi i parë që do të dalë nga Kosova në Evropë.