Mallkon Jona Dervishi, shikoni shkrimin e saj

Bukuroshja apo zëdhënësja e Federatës së Futbollit Shqiptar, Jona Dervishi, njihet si tip i natyrës së butë, rrallë e për mall bëhet nervoz, por kësaj radhe ia prunë në maje të hundës ose ia plasën nervin disa që ngasin makinat si të çmendur nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar.

Ajo nuk di gjë tjetër dhe as të gjej ndonjë fjalë më të mirë se mallkimin ndaj atyre që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit. Bile ka edhe një mesazh drithërues për policinë shqiptare. “Policia duhet të gjobisë e ndalojë këta që i japin makinës si të çmendur me shpejtësi marramendëse, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve, e jo të bëjë roje për të gjobitur makinat e parkuara gabim!”, shkruan Jona në profilin e saj në ‘Facebook’.