Malisheva kërkon vazhdimin e kampionatit edhe për Ligën e Parë

Superliga do të fillojë kurse një vendim për Ligën e Parë të futbollit do të merret në ditët e ardhshme.

Malisheva i është bashkuar Lirisë së Prizrenit për vazhdimin e kampionatit.

Sipas tyre, kampionati duhet të vendoset më fushë dhe jo tavolinë, raporton Gazeta Olle.

 

Më poshtë mund të gjeni qëndrimkn e plotë të Malishevës.

FC Malisheva, kërkon vazhdimin e kampionatit të futbollit edhe për Ligën e Parë.

Menaxhmenti dhe lojtarët e FC Malisheva, gjatë gjithë kohës sē pandemisë i kanë respektuar rregullat dhe rekomandimet e IKSHP-së, duke i nderprerë të gjitha aktivitetet dhe organizimet sportive.
Ne jemi pro vazhdimit të kampionatit aty ku ka mbetur, ne gjithçka që kërkojmë është të luhet futboll në fushën e gjelbërt, janë edhe 10 javë pra është një pjesë e kampionatit pa u zhvilluar për të cilen lutemi të vazhdojë.
Pas permirësimit të ndjeshëm të situatës me COVID – 19, koha është që ti kthehemi fushave të blerta.

Presim nga Federata e Futbollit e Kosovës, që edhe për Ligën e Parë të futbollit në afat sa më optimal të na jepet leja pēr stërvitje dhe caktimin e datës së vazhdimit të pjesës së mbetur të kampionatit.

Poashtu, kërkojmë nga përfaqësuesit e FFK -së, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, që pas shqyrtimit dhe vlerësimit të situatës me COVID -19, të marrin vendimin që jemi duke e pritur ne, e besojmë që edhe klubet tjera të ligës së parë po e presin një vendim të tillë, për vazhdim të kampionatit të futbollit për Ligën e Parë, duke i zbatuar rregullat dhe rekomandimet e nevojshme.

Ne, jemi në pritje, të gatshëm të kthehemi në stadium dhe të tregojmë lojëra të bukura dhe atraktive siç kemi treguar deri me tash.
Me respekt :
FC Malisheva🔵⚪️