Maliqi te Vëllaznimi

Skuadra e Vëllaznimit, që këtë edicion synon të rikthehet në Vala Superligën e Kosovës, ka filluar përforcimet për pjesën pranverore në Ligën e Parë, shkruan GazetaOlle.com

Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Adem Maliqi, i cili është aktivizuar te skuadra e 2 Korrikut, nga Prishtina.

Ky nuk pritet të jetë përforcimi i vetëm për gjakovarët, pasi këta të fundit kanë paralajmëruar edhe përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar dimëror./Olle

loading...