Maliqi aktroi, por FFK jep denim qesharak për Rexhën

Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha, është dënuar me dy ndeshje mos-lojë pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Llapit, ku goditi me top Behar Maliqin.

Ky i fundit meriton çmim “Oscar”, pas rrotullimeve në tokë sikur të ishte goditur me shqelm.

Më poshtë e keni njoftimin e FFK-së, përcjellë Gazeta Olle.

“Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi ; kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.10.2018 ditë e premtë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë03-04.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;

V E N D I M E 

KASTRIOT REXHA ; lojtar i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër tëID kartelës dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; VIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – FERONIKELi e zhvilluar me datë 03.10.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Drenas ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )

DENOHET

Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje publike ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3″.