Majlinda nuk ndalet, kualifikohet në gjysmëfinale

Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi nuk ka të ndaluar dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të garës në Tel Aviv të Izraelit.

Majlinda në gjysmëfinale ka mundur zvicerane Fabienne Kocher, duke u kualifikuar në gjysmëfinale dhe është rrugës për të fituar medalje.

Majlinda në rrethin e parë ishte kualifikuar pa luftë, derisa në rrethin e kaluar ka mundur Tetiana Levytska-Shukvani me Ippon, duke mos i dhënë gjasa kundërshtares, shkruan Gazeta Olle.