Majlinda Kelmendi tregon të preferuarën e saj në xhudo

Ndonëse kohë pandemie me koronavirus, Majlinda Kelmendi po vazhdon të stërvitet fuqishëm për ta mbajtur formën e saj.

Në një intervistë me Unionin Evropian të Xhudos, sportistja më e mirë në Kosovë tha se është me shëndet të plotë dhe po vazhdon me stërvitje, shkruan Zëri.info.

Në këtë rrëfim, xhudistja pejane zbuloi edhe rol modelin e saj në sportin e xhudos.

Medalistja olimpike ka thënë se idoli i saj është 38-vjeçarja nga Franca, Lucie Decosse.

“Unë gjithmonë kam admiruar NAKAMURA Misato (JPN) dhe Lucie DECOSSE (FRA). Nakamura gjithnjë më dukej se kishte temperamentin e përsosur, të fitojë ose të humbasë dhe ajo ishte një shembull i vërtetë i një xhudiste”, ka thënë Kelmendi.

“Unë kam rastin të flas ndonjëherë me Lucie Decosse dhe them se duhet të jetë qesharake për të, kur do dëgjojë që ajo ishte idhulli im”, shtoi ajo.