Majlinda Kelmendi qanë në fjalimin pas çmimit

Grupi Koha ka zgjedhur sportistin më të dalluar të vitit 2016, duke ia dhënë këtë çmim xhudistes Majlinda Kelmendi.

Duke mbajtur fjalimin, Majlinda ka ndalur disa herë fjalët nga emocionet, që kanë bërë që ajo edhe të qajë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Arsyeja e emocioneve të tepërta të Majlindës është libri i gazetarit të Kohës Ditore, Arsim Maxhera, që ia ka dedikuar xhudistes pejane.