Majlinda Kelmendi në finale, përsëritet finalja e LO Rio 2016

Majlinda Kelmendi (-52 kg) ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Heroina jonë mposhti në gjysmëfinale Chelsie Giles të Britanisë së Madhe, ndërsa në finale takohet me Odette Giuffridan e Italisë.

Pikërisht Giuffridan e kishte mposhtur në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016.

Fotografia e Kosovo Olympic Committee