Majlinda Kelmendi medaliste e bronztë në kampionatin botëror

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos.

Në garë për pozitën e tretë, Kelmendi e ka mposhtur Joana Ramos, garuese nga Portugalia, shkruan Gazeta olle.

Kështu pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi merr medalje në kampionatin botëror që po mbahet në Japoni.

Kujtojmë se gjatë ditëve të ardhshme priten të garojnë edhe Nora e Akil Gjakova./GazetaOlle