Majlinda Kelmendi humb në gjysmëfinale, komentuesit ia përmendin “përfshirjen” në politikë

Xhudistja legjendare e Kosovës, Majlinda Kelmendi, u mposht në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo, mirëpo arriti ta rrëmbejë medaljen e bronztë.

Sidoqoftë, ikona e sportit kosovar pas disfatës në gjysmëfinale ishte subjekt i kritikave nga disa komentues në faqet e Klan Kosovës në Facebook lidhur me përfshirjen e trajnerit të saj në politikë.

Ditë më parë, trajneri i suksesshëm i saj dhe i xhudistëve të tjerë nga Kosova, Driton Kuka, aderoi në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, gjë që nuk u prit mirë nga një pjesë e opinionit publik.