Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Grand Prix Tel Aviv 2019

Majlinda Kelmendi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2019. Kampionia jonë Olimpike fitoi medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kelmendi mposhti në finale izraeliten, Gili Cohen, kategoria deri në 52 kilogram.

Në përgjithësi, Majlinda shënoi katër fitore dhe të gjitha me ippon. Në luftën e parë mundi gjeorgjianen, Tetiana Levytska Shukvani, në çerekfinale mposhti zviceranen, Fabienne Kocher, ndërsa në gjysmëfinale rumunen, Andrea Chitu.

Me medaljen e artë ajo shtoi në llogarinë e saj edhe 700 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Nesër në Tel Aviv, garon Loriana Kuka, në kategorinë deri në 78 kilogramë.