Majlinda Kelmendi e pandalshme, kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të xhudos në Dusseldorf

Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Grand Slam turneut të xhudos në Dusseldorf.

Ka ardhur edhe fitorja e radhës për xhudisten nga Peja, përcjell GazetaOlle.

Kampionia olimpike në luftën e radhës ka mposhtur xhudisten nga Koreja e Jugut, Bokyeong Jeong, pasi dhe këtë fitore Majlinda e arriti me ippon.

Në gjysmëfinale Majlinda do të përballet me xhudisteitaliane, Odette Giuffrida. /GazetaOlle/