Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka takohen me Agron Mustafën

Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi së bashku me trajnerin Driton Kuka janë takuar me drejtorin e Valas, Agron Mustafa për të diskutuar për mundësi bashkëpunimi për Lojërat Olimpike të vitit 2020 në Tokjo.

Kompania e madhe ka qenë sponsor gjeneral i Federatës së Xhudos gjatë suksesit të madh në Lojërat Olimpike në Rio, ku Majlinda fitoi Medaljen e Artë.

Kosova pritet të përsërisë suksesin e arritur dy vite më parë në Olimpiadën e radhës në Tokjo të Japonisë.

received_10156324935043641