Majlinda e madhe: E nis vitin 2019 me Ippon

Majlinda Kelmendi e ka nisur për mrekulli vitin 2019, në garën që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Majlinda ka mundur Tetiana Levytska-Shukvani me Ippon, duke mos i dhënë gjasa kundërshtares, shkruan Gazeta Olle.

Xhudistja e Kosovës në raundin e ardhshëm do të përballet me zviceranen Fabienne Kocher.