Majlinda e artë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ngrit në qiell

Xhudistja e Kosovës, Majlinda Kelmendi ka marrë lëvdata edhe nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Majlinda mori sot medaljen e saj të 26 të artë në kategorinë -52, duke mposhtur Gili Cohen nga Izraelin në finale, transmeton Gazeta Olle.

Kelmendi e fitoi këtë të artë duke e mposhtur izraeliten për 33 sekonda duke marrë kështu medaljen e saj të radhës.

“Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi nga Kosova vazhdoi fitore me ippon duke fituar në raundin paraeliminator Gili Cohen nga Izraeli për medaljen e artë në kategorinë -52 kilogram”, shkruan në faqen e saj zyrtare IJF.

 

Rio Olympic Champion Majlinda Kelmendi of Kosovo continues her fine Ippon throwing form from the preliminary rounds as…

Gepostet von IJF – International Judo Federation am Donnerstag, 24. Januar 2019