Maguire komenton në rrjetet sociale ndeshjen e sotme: Ka një falënderim special

Mbrojtësi anglez, Harry Maguire, përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Kosovën për pritjen e mahnitshme, derisa i ka uruar fat në të ardhmen.

Anglia sot ka fituar me rezultat prej 0-4 në “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës.

“Ishte kënaqësi Kosovë – Faleminderit për mikpritjen e mahnitshme. Shteti i bukur, njerëz të dashur. Fat të mbarë në të ardhmen”, ka shkruar ai.