Magani: Ja si na eliminoi Llapi

Gugash Magani mendon se Llapi e eliminoi Trepçën ’89 me ndihmën e fatit.

Ai deklaroi se 89-shi dominoi lojën dhe gjithçka që i mungoi ishte gjetja e rrjetës.

“Ne dominuam në pjesën më të madhe të ndeshjes, por nuk arritëm të shënojmë. Detyra e trajnerit është ta çojë skuadrën deri para portës rivale e pastaj është qetësia e lojtarit ajo që vendos”.

“Sidoqoftë kjo humbje na rëndon dhe duhet të analizojmë pse ndodhi kështu”.

“Futbolli zgjat 90 minuta dhe duhet përqendrim deri në fund. Nuk e menaxhuam mirë lojën dhe duhet të reflektojmë“, shtoi ai.

Llapi fitoi pastër në “Riza Lushta”, 2:0.