Madhështore, shqiptarët me numrin më të madh të lojtarëve në ‘Euro 2016’

Kombëtarja shqiptare do të marrë pjesë për herë të parë në një kampionat evropian dhe ai i vitit 2016 pritet të jetë i veçantë.
Shqipëria do të grumbulloj 23 futbollist për në kampionatin evropian ‘Francë 2016’, por nuk do të jenë vetëm kaq futbollistë.

Përpos 23 futbollistëve të Shqipërisë, do të ketë shqiptarë edhe në Përfaqësuesen e Zvicrës, Gjermanisë dhe Belgjikës.

Zviceranët aktualisht kanë të grumbulluar gjashtë lojtarë me prejardhje shqiptare siç janë Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.

Ndërkohë në Përfaqësuesen e Gjermanisë do të jetë i ftuar mbrojtësi shqiptar kampion bote Shkodran Mustafi.

Me lojtarët e lartpërmendur pritet të shkoj numri në 30 ndërsa në rast se ftohet edhe Adnan Januzaj për Belgjikën, atëherë do të shkoj numri në 31.

31 futbollist shqiptarë në një evropian do të jetë një rekord në vete, pasi më parë nuk ka ndodhur që një shtet të përfaqësohet me kaq shumë futbollist në një kampionat evropian.