Lutz Lindemann ka këto fjalë për Prishtinën pas largimit nga pozita e trajnerit

Prishtina ka bërë ndryshime në shtabin teknik, raporton Gazetaolle.com.

Trajneri Lutz Lindemann është larguar nga drejtimi i ekipit derisa vendin e tij e ka zënë menaxheri i deritanishëm i Shkollës së futbollit, Arsim Thaqi.

“Mendoj se në këtë moment është zgjedhja më e duhur për ekipin, për klubin. Ne të gjithë trajnerët këtu kemi punuar dhe punojmë për Prishtinën dhe jo për vete. Besoj se ekipi me trajnerin e ri do të fitoj impuls që të vazhdoj suksesshëm deri në fund të kampionatit. Jam shumë i sigurt që kemi bërë shumë punë të madhe dhe skuadra do të fitoj gjak të ri dhe kam besim po ashtu që kjo do të vërehet që nga ndeshja e ardhshme”, ka thënë drejtori sportiv, që deri më tani ka ushtruar edhe detyrën e kryetrajnerit, Lutz Lindemann, raporton prishtinafc.com e përcjellë ‘Olle’. /Gazetaolle.com