Lutfi Haziri reagon pas kronikës për Stadiumin e Gjilanit

Në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe përfaqësuesit e klubeve Drita dhe Gjilani, kanë vënë gurthemelin e rindërtimit të stadiumit të qytetit.

Punimet në stadiumin e qytetit në Gjilan nuk kanë filluar akoma të marrin formë, raportoi dje me një kronikë Tribuna Channel.

Ky është një nga projektet më të mëdha të sportit, pasi stadiumi është i kategorisë së katërt të UEFA-s dhe në të ardhmen klubet mund të luajnë në këtë stadium edhe në garat e mëdha evropiane.Mirëpo së fundmi punimet në këtë stadium janë ndërprerë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për “GazetaBlic”, për rifillimin e punëve në këtë stadium.

“JAVËN E KALUAR KEMI RISHIKUAR PROJEKTIN ME FIRMËN PROJEKTUESE DHE OPERATORIN, JEMI DAKORDU PËR TË GJITHA ÇËSHTJET QË KANË TË BËJNË ME KËTË FAZË. JEMI DUKE E PRITË PËRFUNDIMIN E KAMPIONATIT, PASI QË NUK PO DËSHIROJMË TË PENGOJMË GARAT E EDICIONIT”, THA FILLIMISHT KRYETARI I KOMUNËS SË GJILANIT, LUTFI HAZIRI.

“PUNËT SEKONDARE DO TË FILLOJNË SHUMË SHPEJTË, MIRËPO KAMPIONATI NA KA PENGUAR QË TË FILLOJMË PUNIMET MË HERËT.”

Haziri më tutje ka folur edhe për kohëzgjatjen e punimeve dhe punët që do të kryhen në stadium.

“Punimet do të zgjasin 18 muaj. Tribinat do të rrënohen, do të ndërtohen të reja, do të rindërtohet projekti i vjetër. Do të zgjerohet pasi do të ndërtohet edhe brezi i sigurisë. Stadiumi do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s.”

“Nuk kemi pasur ndonjë ndryshim në projekt, vetëm kemi bërë fazën e dinamikës së realizimit të punimeve”, përfundoi Haziri.