Lutfi Haziri me huqjen e ditës, komentuesit tallen me të

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka bërë një gafë qesharake në faqen e tij në Facebook.

Dje ai ka bërë një postim me sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrovën, duke mbështetur Përfaqësuesen e Kosovës, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo, Haziri ka gabuar totalisht futbollistin, duke krijuar habi në opinion nëse ka qenë i vetëdijshëm me kë është fotografuar apo jo.

“Forca Kosova, forca Vojvoda”, shkroi Haziri dhe hapësira e komenteve u mbush me ngacmime tallëse për të.

“Forca LDK, forca Kadri Veseli”, ishte një ndër komentet më epike, duke ironizuar me gafën e Hazirit.

Gjithsesi, gabimi u përmirësua shpejtë. /Gazeta Olle/