Lushtaku : Ndeshja e fundit vendimtare për ne, duhet të fitojmë nëse duam Superligen

Krye-trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku u shpreh i pakënaqur me rezultatin e ekipit të tij në ndeshjen e sotme kundër Ballkanit.

Ai tha se në pjesën e parë ekipi i tij ishte mirë i kordinuar dhe si rezultat arritëm që pjesën e parë t’a fitojmë 1-0, mirëpo ashtu nuk shkoj edhe në pjesën e dytë ku pas një gabimi naiv të mbrojtjës sonë pësuam golin e barazimit.

Trajneri Lushtaku tha gjithashtu se ekipi i tij po ka probleme në finalizimin e golave sepse raste po ka mjaftueshëm.

Për ndeshjën me Lirinë tha se është ndeshje vendimtare dhe së duhet patjetër t’a fitojmë nese duam qëndrimin në Superligë.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e 6-të radhazi pa fitore e Drenicës