Lushtaku: Me pak fat sot kemi mundur t’i marrim tre pikët

Drenica e ka ndalur Dritën në shtëpi duke luajtur 1-1.

Në “Bajram Aliu”, Gilberto (39’) kaloi mysafirët nga Gjilani në epërsi pas asistimit të Shabanit, shkruan Gazeta olle.

Kurse rezultatin e barazoi, zëvendësuesi Diar Prokshi (88’), për t’i dhënë një pikë të artë Drenicës në këtë takim.

Pas ndeshjes, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku deklaroi:

“Kemi pasur një kundërshtar të fort, dhe jam i kënaqur edhe me një pikë por edhe me pak fat kemi mundur t’i marrim tre”, tha fillimisht Lushtaku për SSK.

“Po na përsëriten disa gabime nga ndërprerjet ku po pësojmë gola në shumë ndeshje”.

“Sot patëm rival Dritën dhe kur je në disavantazh ndaj tyre është e vështirë të kthehesh jo vetëm për ne por për shumë skuadra”.

“Në pjesën e parë ram nga loja pas golit të parë, por në pjesën e dytë rrezikuam më shumë me disa zëvendësime ofanzive dhe doli që njëri prej tyre edhe shënoi”.

Lufta për mbijetesë, “Për pjesën e poshtme në tabelë nuk i dihet deri në fund, sepse me tre pikë mund të shkosh lart, por do të jetë kampionat i vështirë si për ne si për shumë skuadra por ne në pranverë do tentojmë me disa transfere dhe besojmë në qëndrim në Superligë”, përfundoi Lushtaku./GazetaOlle