Lushtaku konfirmon largimin e dy lojtarëve

Nga Drenica janë larguar zyrtarisht vetëm dy lojtarë.

Drejtori sportiv, Tahir Lushtaku, ka thënë për “GazetaOlle.com” se Adnan Haxhaj dhe Enis Zabërgja janë të larguarit a vetëm.

Haxhaj u nda sot me Drenicën, kurse Zabërgja ditë më parë.

Ndërkohë, klubi kuqezi nuk e ka ndërmend t’ua japë fletëlëshimet Visar Berishës dhe Genc Hamitit, të cilët kanë arritur marrëveshje me Ballkanin përkatësisht Feronikelin.

FB_IMG_1515253455532