Lushtaku Hajvalisë: Nëse doni iu porosisë jastëk në ‘Topshop’

Deklaratat e trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishi dhe sulmuesit të kësaj skuadre, Fillim Guraziu të dhëna në Gazetën ‘Olle’ se Drenica e ka zhagitur lojën me Hajvalinë, nuk i ka pritur aspak mirë trajneri i drenicasve, Tahir Lushtaku. “Nëse kanë nevojë për ndonjë jastëk që të flenë mund t’iu porosisë në ‘Topshop’. Unë e di që kemi luajtur futboll e për basketboll nuk mund të flas. Një ndeshje futbolli zgjatë 90-minuta plus loja shtesë. Ai (Ismet Munishi) ka ende nevojë për përvojë sepse nuk e ka përvojën e duhur për ndeshje të forta. Unë merrem vetëm me ekipin tim brenda vijave. Për mua ai le të vajton e le t’i dalin lotët e krokodilit. Unë kam fituar dhe i kam pikët e plota”, ishte reagimi i Tahir Lushtakut.