Lushtaku: Drenica iu ka dy paga borxh futbollistëve, tri trajnerëve

Pakënaqësi te Drenica. Fundi i kampionatit i gjen kuqezinjtë me dy paga borxh ndaj futbollistëve dhe tri paga borxh ndaj trajnerëve, gjë e cila e ka destabilizuar atmosferën në kampin skenderajas.

Trajneri Tahir Lushtaku është i pakënaqur me gjendjen aktuale në klub, duke kërkuar ndihmë më të madhe për klubin e Drenicës.

“Futbollistëve ua kanë nga dy paga borxh ndërsa neve, trajnerëve, nga tri. Kjo nuk është në rregull. Përpos Fadil Nurës, askush tjetër nuk është angazhuar, të gjithë kanë fjetur. Nuk e di pse biznesmenët e Drenicës nuk po e ndihmojnë klubin, pasi që Drenica ka shumë nevojë për ta”, theksoi Lushtaku për GazetaOlle.com.

Përkundër problemeve të vazhdueshme financiare, Lushtaku arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me Drenicën dhe i shpëtoi edhe barazhit.