Luiza Gega e pafat, tërhiqet nga gara e Shangait

Atletja shqiptare Luiza Gega ka garuar ditën e sotme në garën 3000 metra me pengesa. Dibrania ka qenë pa fat në ketë garë ku që në fillimin e garës u përplas me një atletet kundërshtare në një prej pengesave, duke mbetur shumë mbrapa nga kryesuesit.

Ne gjysmën e garës Gega u detyrua të tërhiqej nga pista, duke qenë një prej tre sportisteve që nuk arriti ta mbyllte garën.

Garën 3000 metra me pengesa e fitoi përfaqësuesi i Bahrenit, Ruth Jebet.