Luis Enrique: Të luash pa tifozë, më keq sesa të vallëzosh me motrën tënde

Seleksionuesi i Spanjës në futboll Luis Enrique nuk pëlqen idenë që të luhen ndeshjet e futbollit pa shikues. Ndeshjet nëpër ligat evropiane kanë rifilluar, por në stadiume pa shikues, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

“Të luash ndeshjet pa shikues është më të trishtueshme sesa të vallëzosh me motrën tënde”, ka thënë Luis Enrique në një intervistë për “Colgados del Aro”.

Fundjavën e kaluar Bundesliga gjermane është bërë liga e parë e madhe që ka rifilluar që nga pezullimi i detyrueshëm shkaku i koronavirusit.

Lojtarët nuk kanë qenë në gjendje të festojnë golat si masë për të ulur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Stadiumet kanë qenë të zbrazëta.

“Ishte shumë e shëmtuar, kam shikuar futbollin gjerman dhe është e dhimbshme. Mund të dëgjosh fyerjet dhe humb intimitetin e momentit të madh”, ka shtuar ish-trajneri i Barcelonës.