Luis Enrique: Rezultati nuk ishte fer, merituam fitoren

 Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka deklaruar se rezulati 1:1 në El Clasico me Real Madridin nuk ishte fer.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe kjo është e qartë, por sot rezultati nuk ishte fer për ne. Ne merituam të fitojmë. Duhej ta mbyllnim ndeshjen më herët, e kishim lojën në dorën tonë dhe nuk ishim të aftë ta bëjmë këtë”, tha Enrique, raporton Gazeta Olle.