Luis Enrique flet për problemet që kishte me Lionel Messin

Trajner i ekipit kombëtar të Spanjës, Luis Enrique ka pranuar se në vitin 2015 ka pasur një problem me Lionel Messin.

“Derisa u zgjidh gjithçka, ishte një kohë me tension, që padyshim që unë nuk e kërkova, por u shfaq dhe duhej ta menaxhoja”, ka deklaruar Enrique, përcjell GazetaOlle.

“Por sot, mund të flas vetëm për mrekullitë e Leo Messit”, deklaroi Enrique.

Enrique fitoi edhe Ligën e Kampionëve me Barcelonën. /GazetaOlle/