Luboteni mëson kundërshtarin në kuadër të CEV Challenge Cup 2020

Kampioni i Kosovës në volejboll, Luboteni do të ndeshet me ekipin nga Turqia, Maliye Milli Piayango Ankara.

Klubi nga Turqia sezonin 2018/19 e ka përfunduar në pozitën e 4-të, përcjell GazetaOlle.com.

Maliye Milli Piayango në sezonin 2017/18 në Challenge Cup ka arritur deri në gjysëmfinale.

Ndeshja e parë zhvillohet në mes datave 10-12 dhjetor, ndërsa ajo e kthimit më 17-19 dhjetor.

Fotografia e Volejbolli Kosovar