Luboteni – Maccabi Tel Aviv, kjo skuadër kalon tutje

Klubi i volejbollit Luboteni, është eliminuar nga garat evropiane.

Skuadra ferizajase e ka humbur edhe ndeshjen e kthimit të së 16-s së finales së CEV Challenge Cup, 3:0 në sete (25:19, 25:22 e 25:21).

Ekipi kosovar u mposht në palestrën sportive “Bill Clinton” në Ferizaj nga skuadra izraelite, Maccabi TEL-AVIV, në ndeshjen e zhvilluar sonte.

Izraelitët e kishin fituar ndeshjen e parë në shtëpi javë më parë me rezultat të pastër, 3:0 (25:10, 25:12 e 25:20) dhe e konfirmuan kualifikimin në Ferizaj.

Skuadra kosovare, e mbështetur nga tifozët e saj, bëri gjithçka dhe e tentoi mrekullinë, që ta rikthejë rezultatin e disfavorshëm nga ndeshja e parë, por fatkeqësisht nuk ia doli dot.

Të mërkurën, skuadra tjetër kosovare, KV Peja, u eliminua nga CEV Cup nga OK Mladost Brçko, edhe pse e fitoi lojën e kthimit.

loading...