Luboteni luajti për Evropë, ky është rezultati

Luboteni është eliminuar nga garat evropiane.

Skuadra më e mirë kosovare e volejbollit i ka dhënë fund eksperiencës evropiane pasi u mposht nga ekipi holandez, Draisma Dynamo APELDOORN, në përballjen e dyfishtë në mes tyre, të cilat i zhvilluan të enjten e kaluar në Holandë dhe sonte në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Kampioni aktual i Kosovës u mund 0:3 në sete të enjten mbrëma, në një ndeshje të cilën e fituan me meritë mysafirët, të cilët e lanë ekipin kosovar pa e fituar asnjë set në të dyja ballafaqimet. Seti i parë ka qenë i nivelizuar, por në fund është fituar nga holandezët 25:22, për 28 minuta, shkruan zeri.info.

auto_luboteni1511385455

Me periudhë të njëjtë kohore është mbyllur edhe seti i dytë, të cilin megjithatë udhëtuesit e fituan me epërsi më të thellë, 25:18. Ndërkaq, seti i tretë ishte vetëm formalitet dhe atë e fituan volejbollistët e Apeldoornit me rezultat 25:19, për 24 minuta. E tërë ndeshja e zhvilluar në Ferizaj sonte zgjati 80 minuta.

Duelin e parë e kishte fituar ekipi holandez po ashtu bindshëm, 3:0 në sete (25:11, 25:16 e 26:24). Ekipi kosovar kishte shkuar deri në Holandë me autobus!