Luboteni – Ferizaj, kjo skuadër fiton finalën e Kupës së Kosovës

Luboteni ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll.

Në takimin final ndaj Ferizajt, Luboteni shënoi fitore me rezultatin 3:1 në sete, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja ishte e baraspeshuar në dy setat e parë, mirëpo në vazhdim Luboteni arrin të krijoj epërsi dhe e mbyll ndeshjen në favor duke e fituar ndeshjen në tërësi.

Kupën ekipit fitues ja ndau kryetari i FVK z.Abedin Ibrahimi.

Luboteni – Ferizaj 3:1
25:21,18:25,25:18,25:22.